Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ka përmendur Kosovën të martën mbrëma, në konferencën e përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington.
Ajo ka thënë se shtetet baltike bashkë me ShBA-në do të vazhdojnë të kujdesen në misionet e tyre të përbashkëta në vende të ndryshme, siç është edhe Kosova.
Këtë deklarate ajo e ka bërë nga Shtëpia e Bardhë, ku Trumpi ka pritur liderët e shteteve baltike të cilat kanë kërkuar nga Uashingtoni zyrtar që të adresohet ndërhyrja ruse nëpër shtete të ndryshme.
Trumpi gjatë takimit me krerët e Lituanisë, Estonisë e Letonisë, ka thënë se askush nuk është treguar më i ashpër me Rusinë se sa ai.