970×90
970×90
970×90
970×90

Presidenti uron pashkët ortodokse

Presidenti uron pashkët ortodokse

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks për festën e pashkëve.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet më të përzemërta për festën e Pashkëve”, ka shkruar Thaçi në në llogarinë e vet në “Facebook”

Ai ka shtuar se festat fetare gjithmonë kanë shfaqur ndjenjat e mirësisë, besimin në vlera pozitive religjioze. “Dashurinë dhe respektin e ndërsjellë mes qytetarëve tanë, pa dallim etnik. Festa e Pashkëve le të kremtohet në familjet e besimtarëve me dinjitet, me lutje për lumturi, paqe dhe harmoni njerëzore”, ka shkruar Thaçi.p

Related posts