970×90
970×90
970×90
970×90

Presidenti Trump firmos paketën 2.2 trilionë USD. Çdo shtetas merr 1.200 USD

Presidenti Trump firmos paketën 2.2 trilionë USD. Çdo shtetas merr 1.200 USD

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi sot në Shtëpinë e Bardhë, ligjin për injektimin në ekonominë dhe shoqërinë amerikane të shumës 2.2 trilionë dollarë.

Paketa masive financiare synon të hedhë një sasi të madhe parash në ekonominë amerikane, për të kapërcyer rënien e thellë shkaktuar nga pandemia.

Nënshkrimi i paketës së stimulimit ekonomik erdhi pak orë pasi ligji u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve.

Paketa financiare është më masivja në historinë amerikane. Ajo ka për qëllim të ndihmojë individët dhe kompanitë të përballojnë pasojat ekonomike shkaktuar nga epidemia e koronavirusit dhe për të mbuluar koston e pajisjeve të domosdoshme mjekësore për të cilat spitalet kanë nevojë urgjente.

Çdo i rritur do të marrë 1.200 USD dhe çdo fëmijë, 500 USD.

Presidenti dha shembull konkret si do të përfitojë një familje, për shembull me katër anëtarë: Në total, 3.400 USD, të ndara në 1.200 USD për secilin nga dy të rriturit dhe nga 500 USD për secilin fëmijë. Shuma mujore do të jepet cash drejtpërdrejt qytetarëve në banesat e tyre ose përmes transfertave në llogaritë e tyre bankare. /noa.al/

Related posts