970×90
970×90

Presidenti Thaçi: Ushtria e Kosovës, proces i pakthyeshëm

Presidenti Thaçi: Ushtria e Kosovës, proces i pakthyeshëm

“Ushtria u krijua në përputhshmëri të plotë me mandatin kushtetues ligjor ka qenë ditë e mrekullueshme me një votim pothuajse unanim në Kuvendin e Kosovës. Vendimi ka bashkuar gjithë njerëzit në Kosovë. Ndihem shumë mirë që ushtria e Kosovës është themeluar pas punës dhe angazhimit të madh që e kemi pas me partnerë ndërkombëtarë”, ka deklaruar Thaçi, raporton lajmi.net.

Sipas tij, e gjithë pjesëmarrja komuniteteve në Ushtrinë e Kosovës është e çmueshme.

“Është një ushtri multietnike rreth 5 për qind të komunitetit serb. Ushtria e Kosovës do të krijojë paqe dhe stabilitet. I falënderojë të gjithë qytetarët që kanë treguar mbështetjen e tyre”.

Tutje, presidenti ka theksuar se pavarësisht nga shqetësimet që do të shfaqen në Këshillin e Sigurimit, krijimi i Ushtrisë është një proces i pakthyeshëm, dhe vetëm se do të fuqizohet.

Thaçi sot do të udhëtojë për në Nju Jork ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Related posts