Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Bullgari, ku do të jetë pjesë e agjendës së paraparë për Samitin e Sofjes që do t’i bëjë bashkë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.
Zyra për informim e Presidencës së Kosovës në një përgjigje për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se presidenti do të marrë pjesë në tërë agjendën e paraparë për këtë samit.
“Presidenti udhëton të mërkurën për në Bullgari. Samiti i Sofjes nis zyrtarisht të enjten dhe presidenti do të jetë pjesë e tërë agjendës së planifikuar me liderët e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale me liderë të ndryshëm”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.
Pas arritjes në Sofje, presidentit Thaçi do t’i organizohet pritje zyrtare nga presidenti bullgar Boyko Borisov.