970×90
970×90
970×90
970×90

Presidenti Thaçi shpallë të dielën Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fadil Vokrrit

Presidenti Thaçi shpallë të dielën Ditë Zie Kombëtare në nderim të Fadil Vokrrit
Vdekja e papritur e Fadil Vokrrit, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës kosovare te sportit i ka pritur të gjithë.

Varrimi i tij pritet të bëhet nesër pasdite, ndërsa protokolli i shtetit e ka marrë përsipër organizimin e ceremonisë shtetërore të varrimit.

Në anën tjetër, zyrtar të presidencës i kanë thënë lajmi.net se presidenti Hashim Thaçi do ta shpallë të dielën (nesër) Ditë Zie Kombëtare në nderim të Vokrrit. Vendimi së shpejti pritet të bëhet publik.

Vokrri vdiq sot në mëngjes pas një sulmi në zemër. Ai edhe pak ditë do të festonte ditëlindjen e 58-të.

Related posts