
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë të ditur se është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thaçi në mesin e liderëve të tjerë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
”Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës. HTH”
