970×90
970×90

Presidenti Thaçi: Me zemër e shpirt jemi me Kombëtaren e Kosovës!

Presidenti Thaçi: Me zemër e shpirt jemi me Kombëtaren e Kosovës!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpreson në fitoren e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e sontme me Maqedoninë e Veriut.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte me fillim prej orës 20:45 do të përballet me Maqedoninë e Veriut në fazën Play-Off të Ligës së Kombeve (liga D), shkruan lajmi.net.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkrahur djelmoshat kosovarë duke shpresuar në fitore.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi, ka thënë se me zemër e me shpirt është me Kombëtaren e Kosovës, duke publikuar edhe një video kur Arbër Zeneli i kishte shënuar tri gola në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi, pa ndërhyrje:

Me zemër e shpirt jemi me Kombëtaren e Kosovës 🇽🇰 në futboll ⚽️. Fitore!.

Related posts