970×90
970×90

Presidenti Thaçi ia dekreton Konjufcës dy marrëveshje ndërkombëtare

Presidenti Thaçi ia dekreton Konjufcës dy marrëveshje ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka nënshkruar dekretet për ratifikim të dy marrëveshjeve ndërkombëtare, me kërkesë të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, duke i hapur rrugë ratifikimit të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshjet që Thaçi ka nënshkruar kanë të bëjnë me financime të përbashkëta midis Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, në dy projekte të ndryshme.

Dekretet do t’i dërgohen Kuvendit për procedim. /Lajmi.net/

Related posts