Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bruksel, ku kishte takuar ndërmjetësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, është nisur për një vizitë në Uashington.
Disa javë më parë, presidenti Hashim Thaçi ishte kthyer në gjysmë të rrugës së tij drejtë Shtëpisë së Bardhë, pasi prokuroria e Gjykatës Speciale kishte lëshuar një komunikatë, ku bënte të ditur se ndaj tij ishte proceduar një aktakuzë për krime lufte.
Pothuajse gjatë gjithë kohës, deri para disa ditësh, presidenti Thaçi kishte qëndruar në zyrën e tij në Prishtinë, pa zhvilluar ndonjë vizitë jashtë vendit.
Vizita në zyrën e tij e të dërguarit special të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe vizita e fundit në Bruksel dhe takimi me të dërguarit të BE’së për këtë dialog, Miroslav Lajçak, ishin rikthime jo shumë të pritura, pasi të gjithë po prisnin konfirmimin apo hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj tij nga Gjykata e Hagës.