970×90
970×90
970×90
970×90

Presidenti nis takimet me partitë politike, ja kush është i pari

Presidenti nis takimet me partitë politike, ja kush është i pari

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar takimet, ashtu siç ishte paralajmëruar me përfaqësues të partive politike, për t’u dakorduar për hapat që do të ndërmeren pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.


Përmes një njoftimi dërguar mediave, është bërë e ditur se Thaci ka takuar sot përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit, pasi që Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri.

“Presidenti Thaçi u shpreh se tani shtrohet nevoja për hapa konkretë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa më shpejtë një qeveri funksionale e efektive. Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejtë me qeveri”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, ndërkaq, Thaçi nesër do të takohet edhe me kryetaren e KQZ-së për t’u konsultuar për hapat e mëtejshëm.

Related posts