
Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ishte i pranishëm në Pallatin Élysée kur Presidenti Macron pati një videokonferencë me Kryeministrin Hoti.
Gashi thotë se ftesa që Macron ia bëri ishte nder për të dhe simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve.
“E falënderova në emër të Kosovës për këtë mikpritje të ngrohtë. Ky gjest i rrallë nga Presidenti Macron është simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”.
Ambasadori Gashi thotë se Franca ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në avancimin e vlerave të përbashkëta demokratike e perëndimore.
Lajmi i plotë:
Presidenti Macron dje më nderoi me ftesën në Pallatin Élysée, për të marrë pjesë në bisedën e tij në videokonferencë me Kryeministrin tonë Hoti. E falënderova në emër të Kosovës për këtë mikpritje të ngrohtë. Ky gjest i rrallë nga Presidenti Macron është simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve tona. Ne i jemi mirënjohës atij dhe Francës për kontributin e jashtëzakonshëm që ata ia ofrojnë Kosovës në vazhdimësi, në avancimin e vlerave të përbashkëta demokratike e perëndimore. Merci! (Fotot: ©Elysée.)