970×90
970×90

Presidenti i Izraelit e quan Erdoganin kasap

Presidenti i Izraelit e quan Erdoganin kasap

Tensionet mes Izraelit dhe Turqisë kanë arritur kulmet ditët e fundit kur udhëheqësit e të dy vendeve kanë akuzuar njërit-tjetrin, duke përdorur një retorikë të ashpër.

Ishte Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ai që quajti të dielën kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahun një terrorist.

“Ne nuk kemi turpin e pushtuesve mbi vete, Netanyahu. Ju jeni pushtues dhe tani jeni të pranishëm në ato vende si pushtues e në të njëjtën kohë jeni edhe terroristë”, shtoi Erdogan.

Netanjahu menjëherë iu përgjigj me një replikë të ashpër duke e quajtur Erdoganin kasap.

“Erdogan nuk është mësuar me bisedime, duhet të fillojë të mësohet me të. Ai që ka okupuar Qipron e Veriut dhe rajonin kurd, dhe bën kasaphanë me civilët në Afrin, nuk duhet të na bëjë leksione ne për moralin dhe vlerat”,-tha kryeministri izraelit.

Related posts