970×90
970×90
970×90
970×90

Presidenti i FC Ballkanit dhuron 5000 kilogramë miell për familjet në nevojë

Presidenti i FC Ballkanit dhuron 5000 kilogramë miell për familjet në nevojë

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi edhe njëherë ka treguar humanizmin e tij.

Kabashi ka dhuruar 5 mijë kilogramë miell për familjet në nevojë në këtë kohë krize për shkak të koronavirusit,

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komunes së Suharekës, Bali Muharremaj.

“5000 kg miell do të dhurohen nga “CIMA CONSTRUCTION” me pronar Arsim Kabashi, ku do të shpërndahet për familjet në nevojë.

Vizita e sotme nga Humanisti Halil Kastrati dhe Arsim Kabashi është domethënëse për ne, ngase kjo na motivon në rritje të humanizmit.

I kam falenderuar për vizitën dhe natyrisht bashkpunimi nuk do të mungoj edhe në të ardhmen”, njoftoi Muharremaj. /Gazeta Sheshi/

Related posts