970×90
970×90

Presidenti i Austrisë ofron mbështetje për vizat

Presidenti i Austrisë ofron mbështetje për vizat

Presidenti i Austrisë, Aleksandër Van der Bellen, ka zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Ndër të tjerash, presidenti austriak ka folur edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët, transmeton gazetametro.net

Van der Bellen ka bërë me dije se liberalizimi i vizave për kosovarët duhet të ndodh brenda këtij viti.

Presidenti i Austrisë tha se do të ishte mirë që heqja e vizave të bëhet në fund të këtij viti, në kohën kur kryesimi i Austrisë në BE përfundon.

Kjo duket të jetë edhe përgjigje ndaj pretendimeve të Ministri të Jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili kishte thënë se Austria është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. /gazetametro.net

Related posts