Në mëngjesin e sotëm, Presidenti i Kosovws, Hashim Thaçi, është takuar me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
E nga Presidenca thonë se ky takim është i zakonshëm, pasi Presidenti që prej kohës kur ishte Kryeministër i vendit, kishte takime të tilla me ambasadorë të SHBA’ve në Kosovë, e kjo traditë vazhdon edhe tani që është President.
Zakonisht, këto takime bëhen ditën e mërkurë, ku Thaçi dhe Delawie, diskutojnë për zhvillimet në vend.