970×90
970×90

Pragë: Sheshi shpërthen në brohorima gjatë adresimit të presidentit ukrainas Zelnksy

Pragë: Sheshi shpërthen në brohorima gjatë adresimit të presidentit ukrainas Zelnksy

“Të gjithë evropianët janë ukrainas”. Do të ishte kjo deklaratë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila u dëgjua dhe u prit me brohoritje nga populli i Pragës.

Deklarata e Zelensky-t u transmetua live në një shesh të Pragës, e cila ishte e mbushur plot e përplot me njerëz, të cilët e mirëpritën dhe e brohoritën për guximin që ka treguar Presidenti dhe populli i tij gjatë këtyre nëntë ditëve luftime me Rusinë.

Zelensky ka falënderoi sërish komunitetin global për solidaritetin me Ukrainën, pasi ajo po mbrohet nga një pushtim i plotë rus.

Ndër të tjera ai shprehu mirënjohjen për popullin e tij dhe dedikoi minuta heshtje për të rënët.

Ai u bëri thirrje njerëzve të Evropës që të “dalin në rrugë” dhe të mbështesin Ukrainën.

“Përkrahni luftën tonë, sepse nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, Evropa nuk do të qëndrojë. Nëse ne do të biem, ju do të bini”, ishte mesazhi i tij.

Related posts