970×90
970×90
970×90
970×90

Pozitë e opozitë nga java e ardhshme lobojnë nëpër Evropë për vizat

Pozitë e opozitë nga java e ardhshme lobojnë nëpër Evropë për vizat

Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh edhe kreu i PDK-së, ka bërë me dije se nga java e ardhshme do të fillojnë lobimin për të kërkuar mbështetjen për vizat nëpër Evropë

Veseli ka treguar se kjo do të realizohet bashkë me pozitën e opozitën, shkruan Express.

“Nga java e ardhshme, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë, do të fillojë një turne lobimi në qendrat evropiane, për të kërkuar mbështetjen për liberalizim, e po ashtu për të garantuar se qytetarët tanë do t’i respektojnë plotësisht procedurat që parasheh programi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen”, ka shkruar në Facebook, Vesel.

Liderët e vendit kanë paralajmëruar se fundi i këtij viti do të jetë koha kur liberalizohen vizat.

Related posts