Hamburgu është qendra ekonomike dhe kulturore e veriut të vendit. Në Hamburg jetojnë 1,7 milionë njerëz nga 180 nacione, përveç gjermanëve edhe turkë, polakë, serbë dhe afganë.
Porta e botës
Hamburgu quhet “Porta e botës”. Porti i qytetit është ndër më të mëdhenjtë në Evropë ( i treti për nga madhësia). Në të punojnë 150 mijë punonjës. Një shëtitje në port të ndihmon të krijosh përshtypjen e duhur për madhësinë dhe punët që kryhen në Hamburg. Në qytet-portin është duke u krijuar ndërkohë një qendër biznesi, banimi dhe kulturore e qytetit.
Lumi Alster është mbledhur në qendër të qytetit dhe ka krijuar liqenin artificial, që quhet po ashtu Alter dhe që është vend i preferuar për shëtitje. Përveç kësaj pjesa e vjetër e qytetit ka shumë kanale që lidhen me 2 500 ura
Shtëpia kiliane dhe qytet magazinë
Vende turistike janë ndër të tjera Bashkia e qytetit dhe Michel, kisha e famshme që është simbol i Hamburgut. Edhe shtëpia kiliane (Chilehaus), një shtëpi tregtare në formën e anijes dhe pjesa e magazinave të qytetit (Speicherstadt) e krijuar para më shumë se 100 vjetësh ftojnë për Sightseeing. Sidomos e veçantë është lagja Reeperbahn, lagja e dritave të kuqe.
City muzikor
Edhe skena kulturore është në zhvillim. Hamburgu shihet si qyteti muzikor i Gjermanisë, më shumë se 20 teatro ofrojnë larmi të madhe. Teatri Ohnsorg i Hamburgut është teatri më i njohur në Gjermani. Ai lufton që gjuha gjermanishte e ulët (dialekt verior i gjuhës gjermane) të mos shuhet. Artistët flasin gjatë shfaqjeve vetëm gjuhën gjermanishte të folur Plattdeutsch. Opera e parë publike e Gjermanisë është hapur në Hamburg më 1678. Skena kulturore e Hamburgut jeton edhe në muzeume dhe galeri.
Metropoli mediave të Gjermanisë
Hamburgu është metropoli i mediave në Gjermani. Revista më e njohur politike “Pasqyra” -Der Spiegel e ka këtu qendrës po ashtu si e përjavshmja DIE ZEIT, shtëpitë e mëdha të botimit dhe sipërmarrjet mediatike. Rreth 130 mijë vetë punojnë në sektorin e mediave.
Parlamenti i landit të Hamburgut zgjedhin kryetarin e qeverisë, i cili në Hamburg quhet Kryetar Bashkie. Ai formon qeverinë e landit, Senatin e Hamburgut.