970×90
970×90

Porosia e Lajçak sot në Prishtinë: Dialogu kalon përmes BE-së

Porosia e Lajçak sot në Prishtinë: Dialogu kalon përmes BE-së

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se rruga e Kosovës për në BE kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe mund të bëhet vetëm me ndërmjetësimin e BE-së.


“Folëm për pritjet tona dhe hapat konkret. Unë ja solla një ftesë që të vizitojë Brukselin zotit kryeministër. Dhe pasi të kem takuar të gjithë përfaqësuesit e rëndësishëm por edhe përfaqësuesit  BN do të takohemi sërish. Ky dialog i lehtësuar nga BE është duke  hyrë në vitin e tij të dhjetë, është dialog i mbështetur në rezolutën e përgjithshme të Kombeve të bashkuar dhe tashmë ka sjellë rezultate reale. Pa dialogun e ndërmjetësuar nga BE kjo nuk do të kishte qenë  e mundur. Dua që kjo ë është arritur dhe të shkojë  më tutje dhe të sjellim një fund të suksesshëm të këtij procesi, unë po ashtu dua të theksoj se rruga e Kosovës drejt BE-së shkona përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe kjo është theksuar edhe në rezolutën e OKB të vitit 2010 që është baza  e dialogut. Dua që Kosova të ecën përpara në këtë rrugëtim dhe kjo nuk mund të bëhet nga askush por vetëm nga BE dhe BE është e gatshme që të ndihmojë për një të ardhme për Kosovën”, tha Lajçak.

Related posts