
Luftimi i kriminalitetit si funksion themelor i shtetit ligjor, sëndërtohet me politikë sociale. Masat e drejtësisë penale mund të jenë të pamjaftueshme në luftim të kriminalitetit nëse nuk merren masa parandaluese dhe veçanërisht ato sociale! Njeriu dhe veçanërisht të rinjët janë në lëvizje dhe kontakte të drejtëpërdrejta me medie dhe rrjete sociale, në shumë raste ka ndodhur akulturimi sidomos në ambiente kur njeriu gjendet i ndikuar dhe rrethuar nga dy apo më shumë kultura të ndryshme, e në këso ambiente sociale mund të bien lehtë në kurthin e propagandës kriminale të cilat shpien në vepra të rënda penale duke mos përjashtuar ekstremizmin e dhunshëm e terorrizmin!
Aplikimi i disa masave juridiko -sociale në bashkërendim nga niveli lokal dhe qendror do të kishte efekt parandalimi dhe ndihmë të organeve të rendit. Këto masa janë;
– Themelimi i qendrave rinore të drejtuara nga institucionet shtetërore;
– Aktivizimi i teatrit në çdo komunë, muzeut, koncerteve kulturore sipas një planifikimi shtetëror gjatë 12 muajve të vitit;
– Aktivizimi i Qendrave të Punësimit dhe Qendrës sociale në zhvillimin e kurseve profesionale për të rinjë;
– Bashkëpunimi arsimtar – prindër – fëmijë.
– Dhënia e bursave për vizita studimore, kulturore dhe arsim të lartë;
– Organizimi i aktiviteteve dhe garave sportive, themelimi dhe përkrahja financiare e klubeve në nivel lokal dhe regjional;
– Aktivizimi i plotë dhe i rregullt i Këshillave Lokal për Siguri në Bashkësi;
– Koordinimi ndërmjet komunës, ministrisë, policisë për parandalim të kriminialitetit dhe ekstremizmit.
– Sinjalizimi që në hapat e parë për dyshimet për dukuri kriminale ( droga, shantazhet, rrahjet) si dhe për të rinjë të ekstremizuar apo me tendenca të radikalizimit, ndihma psikologjike dhe sociale ndaj tyre njëherit ri-integrimi si qytetar të rregullt.
Lorik Lipoveci