970×90
970×90

Politikanët serbë gëzohen për Haradinajn, presin që Thaçi dhe Veseli të jenë në Speciale

Politikanët serbë gëzohen për Haradinajn, presin që Thaçi dhe Veseli të jenë në Speciale


Politikanët në Serbi po vazhdojnë me retorika të njëjta sikurse krimineli, Slobodan Millosheviq.


Së fundmi, kishte reagime të shumta rreth ftesave të komandantëve të UÇK-së për në Gjykatën Speciale, transmeton Indeksonline.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun tha se ishte një lajm i mirë që kryeministri, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i tij pasi mori një telefonatë nga Prokuroria Speciale në Hagë si i dyshuar.

Drecun theksoi se pret që një thirrje të tillë ta marrin edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe njerëz të tjerë kyç nga UÇK-ja.

“Kjo sigurisht që është një lajm pozitiv që do të hapë rrugën që më në fund të vendoset drejtësi edhe për viktimat serbe dhe për të sjellë ata që janë përgjegjës penalisht. Mbetet për t’u parë, dhe ne presim që thirrjet identike të marrin edhe Thaçi, Veseli dhe të tjetër…”, tha ai.

“Unë mendoj se ky është një hap drejt pastrimit të skenës politike në mesin e shqiptarëve”, tha ai.

Related posts