970×90
970×90
970×90
970×90

Policia sqaron rastin e deputetit Milaim Zeka

Policia sqaron rastin e deputetit Milaim Zeka

Policia e Kosovës nëpërmes një komunikate për media sqaron rastin që ka ndodhur më 17 maj e që ka të bëjë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 17 maj në rrugën “B” në Prishtinë. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë.

“Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit ndaj tij është shqiptuar masa administrative për kundërvajtje, përderisa për pjesën e ngacmimit policia është duke u punuar me qëllim hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave.

Mediat sot kanë raportuar se deputeti Zeka është tentuar të rrëmbehet nga disa persona, ndërsa Telegrafi ka provuar të kontaktojë me deputetin Zeka mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.

Related posts