Policia e Kosovës ka sekuestruar 2 mijë e 259 monedha të metalta prej 2 eurosh, si dhe 84 të tjera prej 1 eurosh, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
“Nga një institucioni është njoftuar për monedha të metalta të falsifikuara, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar rreth 2 259×2 € dhe 84×1 € monedha të metalta të cilat të dyshohet se janë të falsifikuara. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.
Po ashtu, të hënën një bankë ka raportuar se kanë pranuar rreth 270 euro para të metalta, që dyshohet të jenë të falsifikuara.