970×90
970×90

Policia në Ferizaj konfiskon 28 patentë shoferë

Policia në Ferizaj konfiskon 28 patentë shoferë

 

 

Policia në Ferizaj ka njoftuar se nga 5 korriku deri më 11 korrik, 28 personave ia kanë konfiskuar patentë shoferin.

Po ashtu, nga 5 korriku kanë shqiptuar 1 mijë e 452 gjoba në komunikacion.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe në këtë komunë janë shkaktuar 27 aksidente në trafik, 12 aksidente me të lënduar dhe 17 me dëme materiale.

“Tani, kur kemi fluks më të madh të automjeteve në rrugë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara, , me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë”, njofton Policia.

Related posts