970×90
970×90

Policia mohon se ka dalë për Pacollin në Aerport, zëdhënësi thotë se çdo ditë janë aty

Policia mohon se ka dalë për Pacollin në Aerport, zëdhënësi thotë se çdo ditë janë aty

Policia e Kosovës është parë duke qëndruar në hyrje të Aeroportit të Prishtinës.

Por, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani e ka mohuar se Policia po qëndron aty në pritje të Pacollit.

“Policia rrin cdo ditë në aeroport”, ka thënë shkurt Kelani 

Kthimi i Pacollit në Kosovë është kthyer në një dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Pacolli, që deri tash ka qëndruar në Zvicër, e ka fajësuar Qeverinë Kurti që po dëshiron ta pengojë në ushtrimin e detyrës së tij si deputet.

Ai të martën ka ateruar në Tiranë, ku ka qëndruar një ditë. /Eo/

Related posts