970×90
970×90

Policia kryen kontroll në një shtëpi në Mitrovicë – sekuestron qese me marihuanë, kokainë e kanabis dhe para të gatshme

Policia kryen kontroll në një shtëpi në Mitrovicë – sekuestron qese me marihuanë, kokainë e kanabis dhe para të gatshme

Policia e Kosovës ka kryer kontroll në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Rekë të Mitrovicës së Jugut, ku ka gjetur e sekuestruar substanca të dyshuara narkotike.

Gjatë këtij kontrolli, Policia ka sekuestruar 8 qese me substancë të dyshuar të llojit kokainë, 75 qese me marihuanë, 17 fara të bimëve narkotike Kanabis Sativa, 8 fishekë, 1 peshore digjitale, 1 mulli për bluarjen e marihuanës e 1 mijë e 110 euro para të gatshme, shkruan Reporteri.net.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë Krimteknika Rajonale, e cila ka realizuar fotografimin, evidentimin, matjen dhe sekuestrimin e dëshmive. Gjatë kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi, por i është lënë ftesë që të paraqitet në Polici për t’u marrë në pyetje. Lidhur me këtë rast, është informuar Prokurori Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda”, thuhet në njoftim.

Related posts