970×90
970×90

Policia jep verzionin për vrasjen e 4 anëtarëve të një familje

Policia jep verzionin për vrasjen e 4 anëtarëve të një familje

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur sonte në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen.

“Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Related posts