
Një punëtor ka marrë lëndime trupore si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lagjen Dragodan të Prishtinës. Ai ka qenë duke punuar në një kanal i cili është përfshirë nga rrëshqitja e dheut. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKU dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Agron Borovci nga policia rajonale e Prishtinës tha se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Rreth orës 14:00 është marrë informata për rastin. Dyshohet që përderisa ka qene duke punuar ne një kanal, pjesërisht është përfshire nga rrëshqitja e dheut. Viktima është dërguar ne QKUK për trajtim mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Borovci.
FOTO nga vendi i ngjarjes:


Ndryshe, në këtë lagje të Prishtinës ka pasur edhe në të kaluarën rrëshqitje të dheut.