
Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një personi në Prishtinë, për të cilin më herët u raportua se është punëtor i Postës.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se viktima ka ndërruar jetë dje rreth orës 14:30 dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Njoftimi i policisë:
Prishtinë 18.08.2020 – 14:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.