Është raportuar më parë për një aksident në Lbushë të Deçanit, në lidhje me rastin ka folur edhe Policia e Kosovës.
Rasti është konfirmuar për IndeksOnline edhe nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.
“Në orën 17:17 kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në katër persona të lënduar të cilët ndodheshin në një veturë. Të lënduarit menjëherë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal në Pejë, ku më pas është konfirmuar se njëri nga ta ka vdekur ndërsa tre të tjerët po trajtohen në kujdesin intensiv”, ka deklaruar Gashi.
Policia e trafikut është duke u marrë me hetimin e rastit./IndeksOnline/