970×90
970×90
970×90

Policia e Kosovës shkatërron një laborator droge në Leposaviq, një i arrestuar e një në kërkim

Policia e Kosovës shkatërron një laborator droge në Leposaviq, një i arrestuar e një në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka shkatërruar edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq, derisa një personit të dyshuar i janë vënë  prangat, ndërsa një tjetër po kërkohet nga autoritetet policore, transmeton Reporteri.net.

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri përmes një kumtese për media thotë se pas një pune hetimore dhe sigurimit të informatave të besueshme nga terreni se disa persona të dyshuar kanë improvizuar një laborator për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit, sot me datën 07.05.2024, nën asistimin e zyrtarëve policor nga Drejtoria rajonale e Policisë (DRP) Mitrovicë veri dhe patrullave të Stacionit Policor në Leposaviqkanë realizuar një operacion të suksesshëm bastisje dhe kontrolli nëfshatinMiokovicë të Leposaviqit, Mitrovicë veri.

“Bastisja është kryer në një shtëpi banimi të të dyshuarit me iniciale (M.I.) dhe objektet përcjellëse, ku në një objekt përcjellës banimi nënjë dhomë është gjetur një laborator i improvizuar për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Operacioni policor ka rezultuar me gjetjen e gjithsej 409 bimëve të dyshuara të kanabisit me gjatësi prej 5 deri në 15 cm, një pushkë gjuetie me gjithsej(43) fishek tëgjuetisë, si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim, termostate, nxehëse,etj.), si dhe njëjakne e Policisë së Kosovës.

“Njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive”, thuhet tutje në reagim.

Policia thotë se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve të rënda dhe me udhëzim të tij, nga bimët merren disa mostra që do të dërgohen në laborator, kurse pjesa tjetër me urdhër të prokurorit shkatërrohen.

I dyshuari me inicialet (M.I.)me aktvendim tëprokurorit kujdestar ndalohet për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër me iniciale (S.S) është në kërkim të Policisë.

Related posts