Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë një të dyshuar për veprën penale “Fajde” në Gjakovë. Ai është kapur duke marrë pagesat e kamatës nga një person, shkruan Reporteri.net.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 mijë euro para të gatshme, një telefon, një veturë me targa vendore si dhe fletore me dëshmi të tjera relevante për rastin.
Me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njofitmi i plotë i Policisë:
Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim edhe me Sektorin Rajonal të Hetimeve – Gjakovë pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar mashkull kosovar ka kryer veprën penale ‘fajde’ ndaj viktimës mashkull kosovar, ka zbatuar masa të veçanta hetimore me ç’rast i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në flagrancë duke marrë pagesat e kamatës nga viktima mashkull kosovar.
Lidhur me rastin e lartcekur me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
10.000 euro para të gatshme
një telefon
një veturë me targa vendore
si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.
Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.