![Policia del me detaje për grabitjen e armatosur në Suharekë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/11/IMG_1337.jpeg)
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e sotme në Suharekë. Thotë se rreth orës 15:45 policia është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishte në zhvillim e sipër në një argjendari, në rrugën Brigada 123, në Suharekë, transmeton Reporteri.net.
“Policia me të marrë informatën, konkretisht patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërri shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit ishin të maskuar dhe të armatosur, posa patrulla policore ka mbërri në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, me atë rast një zyrtar policor është plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor është lënduar gjatë aksionit”, njofton PK-ja.
Në ndërkohë, thotë policia, “kanë mbërri edhe përforicime të tjera policore, nga të dhënat e para dyshohet se ishin katër të dyshuar”.
“Të dyshuarit janë larguar nga vendi dhe policët iu janë vënë pas, gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisen. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtoritë tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve”, njofton PK-ja.
“Ftojmë gjithashtu të gjithë qytetarët që kanë çfardo informacioni që mund të na ndihmon në kapjen e kryesve të këtij rasti të kontaktojnë policinë. Policia në përgjithësi edhe në Prizren në veçanti vazhdon të jetë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët”, përfundon njoftimi i PK-së.