970×90
970×90

Policia deklarohet rreth videos ku shihet i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

Policia deklarohet rreth videos ku shihet i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

Policia e Kosovës është deklaruar, rreth një videoje që po qarkullon në rrjete sociale ku shihet një person i cili tenton të arratiset e që dyshohet se është i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares M.O në Ferizaj, Dardan Krivaqa.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se dyshohet se personi në video është Dardan Krivaqa, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares M.O.

Veseli ka thënë se policia ka shkuar në zonën që shihet në video, dhe kanë kontrolluar atë pjesë, por se nuk kanë hasur në të dyshuarin.

“Dyshohet se është i njëjti. Policia ka shkuar në atë zonë dhe ka kontrolluar zonën”, ka thënë Veseli për Reporteri.net.

Rasti i rëndë ndodhi të dielën në Ferizaj, ku një 18-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Dy persona të dyshuar, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, pasi kanë sjellë në spital viktimën, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njëri nga të dyshuarit, Arbër Sejdiu, është arrestuar dje, ndërkohë që Policia është në kërkim të të dyshuarit tjetër, Dardan Krivaqa.

Related posts