![“Po rren”, “I paaftë”, përplasje mes Muratit dhe Bajramit në Kuvend](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/07/5C2CAC4C-8677-433D-8D7B-95C311D80B97.png)
Debat i ashpër ka përplas deputeten Hykmete Bajrami me ministrin e Financave Hekuran Muratin. Ky i fundit nga mbrapa e ka kundërshtuar duke e quajtur “rrence” deputeten Bajrami.
Bajrami nga foltorja e kuvendit i ka numëruar premtimet e Muratit që i ka dhënë gjatë fushatës parazgjedhore , rritja e pagave, heqjen e TVSH-së për produktet esenciale, qumështi, buka, rritja e pagave, premtimin për qiftet që do të iu paguaj qiratë, bllokimin e projekteve nëpër komuna etj..
“Mos më flisë mbrapa se mund ta keni fjalën. Por nuk e bëri një gjë të tillë. Kryetarë a po e dëgjon. Ministri Murati sapo tha që e përmendi fjalën mos rrej, unë nuk jam duke rrejt se janë videot.
Ky ministër ka propozuar që mundtë falen nga 100 euro nga kuvendet komunale. E keni shty KK të Gjilanit e ka marr vendimin KK i Gjilanit për me i fal 100 euro, dhe mandej je kthye në zyre të kanë tregu ekspertët ligjor që një gjë e tillë nuk bëhet, je ul e ke bërë ligjin. Unë nuk po rrej nëse dikush këtu ai jeni ju. Përderisa kryetari i kuvendit nuk ta tërheq vërejtjen mu më lejohet me tu kundërvë me gjuhën e njejt.
Përndryshe nuk është në kulturën time që me i than dikujt mos rrej. Kështu që ti i nderuar i ke fituar votat tu ju premtua rinis kosovare, që kemi me ju pru banesa ka 120 euro këstin atyre të cilët sot e paguajnë qiranë 300 euro, ti iu ke thënë s e keni mu bërë me banesa 120 here 120 në muaj për muaj iu ke thënë se kemi me iu bërë me banesa”, ka thënë Bajrami.
Ajo po ashtu iu është drejtuar duke i thënë se a po gënjen ajo apo ai që ka premtuar.
“A po donë me thënë se edhe këtu po rrej, nuk po rrej. Ti i ke marr votat tu premtuar që ka me pas banesa me këste..Sot e ke sjell ligjin për me e rrit tatimin në pronë për 100 për qind, qysh e ke rritë çmimin e energjisë elektrike, qysh nuk ke arrit asnjë herë me tërheq TVSH-në prej produkteve bazë të cilën e ke premtua. Ke thënë se me mu ka me qenë më liruar qumështi, buka, vaji, ma lirë sheqeri sepse ke me heq TVSH-në”, tha Bajrami.
Ajo po ashtu e ka pyetur Muratin si ka mundësi që opozita dhe askush nuk po i pengon për vendim marrje.
“Qe 1 vit e gjysh është pa mandat dhe ta udhëheq ATK-në , nuk po të pengon opozita, por je i pa aftë. Ky ministër është duke i mbajt fondet e komunave të bllokuara. Përparim Rama në dy studio televizive , tregoj që ministri i financave 180 projekte ja mban të bllokuara.
Ministri kur ta merr fjalën mundet me dal e me marr fjalën e me thonë rrenc e rrencejk , unë nuk jam duke rrejt. U përmend edhe më herët, qytetarëve të vendit iu janë rritur pagat të paktën atë që e dimë dhe që është evidente asnjë pagë në sektorin publik nuk është rrit. Ndërkohë që Qeveria me vlerësimin që e bëri, departamenti i tatimit në pronë në kuadër të ministrisë së financave arriti që të rris vlerën e pronave në kushte të inflacionit deri në qindë për qind. Kjo vlerë për pronat e bizneseve është rritur shumë fish më shumë”, ka thënë Bajrami.