970×90
970×90
970×90
970×90

Po realizonte video për TikTok, 13-vjeçari u gjet i varur me litar brenda dhomës në Lushnje

Po realizonte video për TikTok, 13-vjeçari u gjet i varur me litar brenda dhomës në Lushnje

Një 13-vjeçar nga Golemi i Lushnjës, i cili u gjet i vetëvarur në dhomë nga familjarët e tij dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një video në TikTok.

Pas ngjarjes së rëndë, shokët e tij të klasës kanë treguar se adoleshenti ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe një nga dyshimet për vdekjen e tij lidhet me realizimin e një videoje.

Një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ka hipur në karrige, ka lidhur një nyje [spango] në qafë dhe ka lëshuar karrigen.

Sipas tij, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shokët e klasës dhe prindërit janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe kërkojnë mbylljen e këtyre rrjeteve. /TCH/

Related posts