![Po nxehet puna: Trump e quan “qen të çartur” Prokurorin Smith që ndiqte Thaçin në Hagë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/03/C8F48DAF-BEBC-4B44-BF35-FADFFA7AC9F4.jpeg)
Prokurori Special që ndiqte Thaçin dhe të tjerët në Hagë dhe që tashmë po mbikëqyr dy hetime kriminale kundër ish-presidentit Donald Trump ka marrë edhe të tjera nofka fyese nga ky i fundit. E gjërat, vazhdojnë të nxehen.
Jack Smith me ekipin e tij po vazhdojnë hetimet e tyre duke thirrur dëshmitarë që tashmë janë pjesë e rrethit të ngushtë të Donald Trumpit.
Wall Street Journal e përshkroi si vijon gjendjen aktuale të hetimeve:
“Hetimet e Prokurorit Special ndaj ish-presidentit Donald Trump duket se kanë mbërritur në faza të avancuara pas disa hapave agresivë në vitet e fundit, disa prej të cilëve kanë përgatitur punën për luftë në gjyq që mund t’i marrë muaj të tërë për t’u zgjidhur.”
MSNBC shkruan se kjo e ka bërë të angështuar ish-presidentin Donald Trump.
Vikendin e kaluar, republikani Trump përmes platformës së tij e quajti Smithin “qen të çartur” dhe “urryes të Trumpit… të përmasave historike”.
Trump edhe më herët e kishte sulmuar Smithin me fjalë të ndyra, duke e quajtur “bandit”, “monstër” (jo mostër, z. Tomë Gashi nëse jeni duke e lexuar artikullin), njeri që mund të ishte kriminel” dhe “vrasës politik”.