1
Kuvendi i Kosoves,pas disa oreve debat, ka kaluar me 63 vota projektligjin për pagat në sektorin publik.
Kujtojmë se ky projektligj, hasi në shumë pakënaqesi nga sektori publik, ku në grevë ishin shumica e institucioneve publike, më të rëndesishme në vend
Poashtu ky projektligj, ishte kushti i dytë i realizuar pas shkarkimit te ministrit te Bujqesise Nenad Rikalo,nga ana e Qeverisë për PSD-së, për të marrë votat e tyre, për miratimin e buxhetit të vitit 2019, që pritet të hidhet në votim si pikë e 7-të e rendit të ditës.
Në rend dite në këtë seancë, kanë mbetur edhe 6 pika të tjera për shqyrtim