970×90
970×90

Plas skandali: Kamberi, Mustafi e Sinani akuzohen se i keqpërdorën paratë që ua dha Qeveria Kurti

Plas skandali: Kamberi, Mustafi e Sinani akuzohen se i keqpërdorën paratë që ua dha Qeveria Kurti

Qeveria e Kosovës të premten e 29 tetorit të vitit të kaluar (2021), kishte miratuar buxhetin e vitit 2022, ndërsa në kuadër të këtij buxheti kishte ndarë dy million euro për Luginën e Preshevës. Me këtë vendim ishte krenuar edhe kryeministrit Albin Kurti.

“Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës, në shumë prej 2 milionë euro”, kishte thënë kryeministri Albin Kurti.

E përkrahja për Luginën e Preshevës ka vazhduar edhe këtë vit, teksa Kurti, me 23 dhjetor shkroi në Facebook se ka ndarë 1.2 milion euro për shqiptarët në Serbi.

Por tashmë janë hedhur akuza publike rreth mundësisë së keqpërdorimit të këtyre fondeve të ndara nga Qeveria Kurti, e të cilat i ka mohuar Mustafi.

Akuza

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Preshevë, Sami Salihu, përmes një statusi në Facebook, ka shprehur akuza ndaj Ragmi Mustafit, Shaip Kamberi e Ardita Sinani, dukë thënë se ata po ua shpërndajnë fondet militantëve partiakë. Sipas Salihut, treshja Mustafi, Kamberi dhe Sinani ka vetëm hakmarrje dhe urrejtje politike.

Kjo treshe famëkeqe e PVD-së (lexo Ragmi-Shaip-Arditë) jo vetëm që është e ngarkuar me urrejtje politike dhe hakmarrje ndaj çdokujt që është kundër tyre, por në këtë formë ka arritur ti turpërojë edhe votuesin më të sinqert të PVD-së duke i bërë të ulin kokat e mos ti lidhë asgjë më me ata”, ka shkruar ai.

Tutje Salihu theksoi se këto para po shpërndahen të grupet e interest që nuk përfaqësojnë askënd.

Kjo “shkepje” e parasë, siç do të thoshte populli, këtyre grupeve të vogla interesi që nuk përfaqësojnë askend nga kultura, informimi, arsimi, përdorimi i simboleve, promovimi i gjuhës shqipe, është një këmbanë që po bie pandalur, te secila parti politike dhe te secili votues. Kjo treshe famëkeqe tregoi sot cinizmin e tyre, urrjetjen e tyre patetike dhe çdo lloj antivlere profesionale e politike”, ka shkrir tutje ai.

Lidhur më këtë shumë, ka reaguar edhe Valtina Nuhiu, nënkryetarja e “ALTERNATIVËS për Ndryshim”, e udhëhequr nga kryetari i komunës së Preshëvës, Shqiprim Arifi.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar “Partinë Për Veprim Demokratik”, e udhëhequr nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, se këtë partia e tij është kampione për t’i paguar militantët e tyre për kontributin në parti.

PVD-ja është kampion për t’i pagujt militantët e tyre për kontribut në parti. Afër 50 mijë euro për një militant të PVD’së nga 2 milion eurot e Kosovës, me OJQ-të e sapohapura”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, më ndarjen e këtyre parave, ka reaguar shqiptari nga Lugina e Preshevës i dëbuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, Naim Ramizi, i cili më parë ishte edhe ish-aktivisit i Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka shkruar se 1.2 milion euro, të vilat janë para të taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i janë ndarë militanteve të një subjekti politik në Luginë të fshehur prapa OJQ-ve fiktive.

Ai tutje, ka shkruar se, Luginën e Preshevës dhe qytetarët e saj nuk ndihmohen duke I mbushur grykën gryksave.

Kundërpërgjigja

Për këtë çështje, gazeta Nacionale u ka shkruar Mustafit, cili i ka mohuar akuzat, duke thënë se ata që refuzojnë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, po dëshirojnë ta politizojnë këtë çështje.

“Ata që refuzojnë të kenë bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, e që shohin armiq në Prishtinë e Tiranë unë i them se nuk kemi armiq Në Prishtinë dhe Tiranë por kemi armiq kemi në Beograd”, ka deklaruar ai.

I pyetur se a janë ndarë këto para në organizata fiktive, ai ka thënë se “Alternativa për Ndryshim”, Mustafi dha këtë përgjigje:

“Ka dy opsione sa i përket shqiptarëve të Luginës së Preshvës, ai që mbron dhe avancon identitetin shqiptar kombëtar dhe që i mbronë shqiptarët që është i lidhur më Prishtinën dhe opsioni tjetër i cili diskriminon dhe i shtyp shqiptarët e që është i lidhur drejtëpërdrejt më Beogradin. “Alternativa për Ndryshim”, është në kundërshtim me partitë e tjera sa i përket unitetit kombëtar. Nga humbjet që i kanë shkaktuar për Këshilli Kombëtar është ky reagim që duan t’a politizojnë siç dojnë.”

Z. Mustafi dha edhe ca shifra se ku kanë shkuar paratë e ndara nga Qeveria Kurti.

“Kemi realizuar projekte prej 825 mijë eurove, sa i përket teksteve mësimore për shkollat fillore, ku 4010 nxënës i kemi pajisur me 39 mijë tekste mësimore. Së fundmi jemi në process të realizimit të 950 teksteve për parashkollorëve që kushton mbi 8 mijë euro, ndërkaq krejt në fund është ndarja për Organizatta Joqeveritare, nismat qytetare, nismat rinore, kulturore që janë në vlerë prej mbi 1.2 milion eurove. Konukusi ka qenë i hapur për një kohë të caktuar sa është parapar me rregullat në fuqi, ata kanë aplikuar shumë projekte, pra laramani e projekteve”, ka deklaruar ai.

Nacionale u ka shkruar edhe Kamberit e Sinanit për të marrë një qëndrim nga ana e tyre, por deri në publikimin e këtij artikulli të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Related posts