970×90
970×90
970×90
970×90

Plani i Albulena Haxhiut: Si do të konfiskohet pasuria e pajustifikueshme?

Plani i Albulena Haxhiut: Si do të konfiskohet pasuria e pajustifikueshme?

Kosova ka një mori ligjesh penale që parashohin konfiskimin e pasurisë së paligjshme, por ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se e kanë finalizuar edhe Koncept Dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Çdokush që ka pasuri të tillë, duhet ta vërtetojnë, që nuk u fitua jashtligjshëm.

Kjo pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se kanë finalizuar Koncept Dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

E të njëjtin tashmë e kanë proceduar në Qeverinë e vendit.

Por, çfarë përmbanë ky koncept dokument, i cili mund të përfshijë zyrtarët publikë, familjet e tyre, si dhe pesonat e ekspozuar politikisht?

Sipas tij, pasuria e fituar me kryerjen e veprave penale, është nxitësi kryesor i kriminalitetit.

Mes të tjerash, në këtë koncept dokument 95 faqësh, thuhet se ka raste kur stili i jetesës së personave të caktuar, nuk korrespondon me të ardhurat e deklaruara dhe Prokuroria të mos ketë dëshmi se personi në fjalë ka ndjekur rrugë jolegjitime për ta fituar pasurinë.

Në këtë rast, mund të bëhet edhe konfiskimi civil, procedurë kjo e cila mund të iniciohet edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues.

E këtu, janë specifikuar edhe kushtet për vërtetimin e pasurisë:

– Kushtet për vërtetimin e pasurisë duke u bazuar indikatorët si në vijim:

i. i dyshuari ka sajuar pasurinë në bazë të ndonjë veprimtarie e cila paraqet rrethanë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi; ii. i dyshuari ka transferuar tërë pasurinë e tij apo një pjesë të saj tek personat e tretë pa kompensim apo me kompensim i cili nuk është ekuivalent me vlerën e pasurisë së transferuar; iii. të hyrat legjitime të të dyshuarit kanë qenë të pamjaftueshme për të mundësuar blerjen e pasurisë; iv. nga veprimtaria të cilën e ushtron i dyshuari rezulton mundësia e kryerjes së veprës penale që ndërlidhet me motivin e përfitimit material.

Ndërsa janë cekur edhe pesë fazat e procesit të konfiskimit:

i. Identifikimi – përmes hetimeve financiare që ndihmojnë në përcaktimin e pasurive që potencialisht kanë origjinë të paligjshme; ii. Ruajtja – ngrirja apo sekuestrimi i pasurisë (kërkesë, mjete juridike dhe urdhri gjyqësor); iii. Konfiskimi – konfiskimi përfundimtar përmes një vendim gjyqësor; iv. Përmbarimi – zbatimi i urdhrit (proceduar për kalimin e pasurisë ligjërisht tek autoritetet); v. Rishpërndarja – kush dhe si administrojnë pasurinë; rastet kur mbahet pasuria e kur duhet shitur.

Në këtë dokument, po ashtu thuhet se në gjashtë vitet e fundit, vlera e ngrirjeve dhe sekuestrimeve kap vlerën prej 180 milionë euro përderisa vlera e konfiskimeve përfundimtare bie në vetëm 3.5 milion euro.

Related posts