Kalimi nëpër pikën kufitare në Bërnjak të hënën ishte i pamundur. Shkak për këtë ishte vendosja e barrikadave të banorëve serbë. Krejt kjo ndodhi pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjes reciprocitetin e targave ndaj Serbisë.
Gazetar: Fidan Zejnullahu
Pas kësaj, dhjetëra serbë ishin dalë që të protestojnë në shenjë të pakënaqësisë. Por, rrugën atyre ua kishte ndalur Njësiti Special i Policisë së Kosovës, raporton T7.
Disa serbë të tjerë në orët e para të mëngjesit kishin vendosur dhjetëra mjete të ndryshme të transportit në rrugën ku shpie tek pika kufitare në Bërnjak.
Edhe në anën tjetër të barikadës ishte vendosur Njësiti Special i Kosovës. Por, situata e tensionuar nuk garantonte siguri në zonën ku humbi jetën kolegu i tyre, Enver Zymberi. Për këtë arsye, gjatë gjithë kohës vëzhgohej kodra mëtanë Liqenit të Ujmanit, e cila vlerësohej me rrezik të lartë.
Situata po monitorohej edhe nga helikopterët e KFOR’it.
Policia e Kosovës vërejti se disa nga protestuesit serbë vërejti sollën me veti edhe armë të gjata. Kjo bëri që Njësiti Special i Policisë të vihej në gjendje alarmi.
Serbët, në mbrëmje, nuk po tërhiqeshin nga hapësira e zënë. Ata ndezën edhe zjarrin afër kordonit të Policisë.
Ndriçimi i rrugës vendosi policinë në një situatë ku lehtësisht po vëzhgoheshin gjatë natës. Policia medoemos duhej fikur një dritë ku ishin vendosur. Për ta eliminuar zhurmën e armës që ta fikin nëpërmjet saj dritën, policia ndezën të gjitha veturat.
Pas gati 20 orësh në detyrë, u bë edhe ndërrimi i Njësitit Special të Policisë. Bashkë me ta u vendos që në anën tjetër të transportoheshin në mënyrë të sigurt edhe dy ekipet e gazetarëve. Për këtë, u desh të zbatohej në përpikmëri urdhëri i komandatit të Njësitit Special.