970×90
970×90

Plagoset një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Plagoset një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Një person është plagosur sot pas mesnatës në një lokal në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe se kanë nisur hetimet.

“Sot rreth orës 00:15 kemi marrë informatën se në një lokal në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari i cili tashmë është identifikuar, ndodhet ende në arrati.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati”, tha Ahmeti.

Related posts