Para pak minutash është grabitur me armë një institucion mikrofinanciar në Fushë Kosovë
Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një grabitje të armatosur në një institucion mikrofinanciar në Fushë Kosovë. Në vendin e ngjarjes janë paraqitur njësitet policore dhe po merren me rastin”,ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë që kohëve të fundit janë shpeshtuar grabitjet në banka, si pasojë e këtyre plaçkitjeve javën që shkoi, gjatë një grabitje me armë në njb bankë në qytetin e Istogut, mbeti i vrarë pjestari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj./