Parkimi i veturave në vende të gabuara nuk po e bëjnë vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe zyrtarët.
Derisa pak orë më parë u raportua për një zyrtar të EULEX-it që parkoi gabimisht një veturë, në adresë të Telegrafit është dërguar një tjetër pamje, ku shihet një veturë e Policisë së Kosovës që është parkuar gabimisht.
Vetura shihet se është lënë në një pjesë skaj rrugës, duke dëmtuar pjesën në afërsi të trotuarit.