970×90
970×90

Pirlo rikthehet në Juventus

Pirlo rikthehet në Juventus


Andrea Pirlo është në bisedime me drejtuesit e Juventusit për t’u emëruar trajner i ekipit U-23 të bardhezinjve, raportojnë mediat italiane.

Sipas Corriere dell Sera, Juventusi e do Pirlon për trajner të ekipit rezervë nga sezoni i ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Ish-mesfushori i kampionit italian po punon momentalisht si analist në Sky Sport Italia, po së fundmi e ka marrë licencën e trajnerit.

Juventus U-23 pritet t’i ndajë rrugët me Mauro Zironcellin pas sezonit debutues gjatë të cilit dështoi të garojë për promovim nga Serie C në Serie B. /Gazeta Express/  

Related posts