970×90
970×90

Pirlo: Projekti i Juventus-it sapo ka filluar

Pirlo: Projekti i Juventus-it sapo ka filluar

Andrea Pirlo u pyet nga gazetarët rreth të ardhmes së tij dhe Cristiano Ronaldo-s, pas eleminimit të së martës në Ligën e Kampionëve nga Porto. Ndër të tjera Pirlo tha se nuk kishte marrë siguri për të ardhmen e tij te Juventus-i, por tha gjithashtu se presitenti i dha konfirmimin se “projekti sapo ka filluar”. Ai mbështeti edhe Ronaldo-n.

Juve u eleminua në raundin e të 16 për sezonin e dytë radhazi. Kampionët e Italisë dolën 4-4, në totalin e golave, duke mundur në Torino Porto-n me rezultatin 3-2 pas kohës shtesë, ndërsa ndeshja parë përfundoi 2-1 për portugezët.

Federico Chisea shënoi dy gola, një gol Adrien Rabiot-i dhe dy gola nga lojtari i Porto-s, Sergio Oliviera. Goli në shtesë i këtij të fundit solli edhe eleminimin e Juventus-it, pavarësisht golit të fitores të realizuar nga Rabiot-i.

Pirlo që zëvendësoi Maurizio Sarri-n në fillim të sezonit, gjithashtu e gjen ekipin e tij, Juven, në vendin e tretë të Serisë A me 10 pikë larg vendit të parë, Inter-it.

“Unë jam absolutisht i qetë për të ardhmen, jam i sigurtë që do të shkojmë përpara së bashku. Ne sapo filluam verën e kaluar”, tha Pirlo.

“Të gjithë lojtarët që u bashkuan me Juventus-in verën e kaluar, kanë treguar se ata kanë atë që u duhet për të luajtur në këto nivele. Kështu që unë jam i sigurtë se mund të bëjmë më mirë në të ardhmen”, shtoi tekniku.

Juventus-i nuk arriti të kaloi më tej nga faza e eleminimit në Ligën e Kampionëve pas kohës shtesë për herë të parë që nga 2016.

“Unë fola me presidentin pas ndeshjes dhe ne folëm për lojën dhe atë që duhet të bëjmë për të përmirësuar të ardhmen”.

“Ne e filluam mirë ndeshjen. Kishim një rast për të shënuar me Morata-n por e humbëm atë dhe më pas pësuam golin e parë”.

“Pas golit të tyre që pësuam, ekipi ra psikologjikisht dhe e kishim vështirë për t’u rikthyer. Në pjesën e dytë luajtëm me një qasje tjetër dhe ishim në gjendje të përmbysnim rezultatin. Ishim të pafat në disa episode dhe në fund bëmë një gabim tjetër që na kushtoi kualifikimin”.

“Edhe Cristiano mund të ketë një lojë të keqe”, tha tekniku bardhezi.

Eleminimi i Juventus-it ngre jo pak dyshime rreth të ardhmes së 36-vjeçarit. Juve nuk ka avancuar në çerekfinale që kur pesë herë fituesi i Topit të Artë, mbërriti në Torino nga Real Madrid-i në 2018.

Përveç asistit në golin e parë të Juventus-it, Ronaldo ishte inekzistent në fushë përballë Porto-s.

“Kur Ronaldo luan në Ligën e Kampionëve zakonisht është sikur ekipi juaj të fillojë ndeshjen me një gol epërsi ndaj kundërshtarit. Por kjo mund të ndodh edhe për një lojtar të jashtëzakonshëm si ai, që të mos jetë në gjendje të shënojë”.

“Federico shënoi dy herë dhe luajti një ndeshje të shkëlqyer. Gjithashtu një kampion si Ronaldo mund të ketë një lojë të keqe. Ai luftoi shumë sonte (të martën) por fatkeqësisht ai nuk na udhëhoqi që të kalojmë në fazën tjetër ketë herë”, përfundoi deklaratën e tij Pirlo, pas ndeshjes.

Related posts