970×90
970×90

Pink tregon se nuk ka dashur të ishte nënë: S’ishte në listën e gjërave që doja të bëja

Pink tregon se nuk ka dashur të ishte nënë: S’ishte në listën e gjërave që doja të bëja

Shumë vajza rriten duke menduar për ditën që do të bëhen nëna. Shumë të tjera nuk e mendojnë kurrë këtë pjesë deri në një fazë të caktuar të jetës. Por kur një nënë pranon se nuk ishte e sigurt që dëshironte ndonjëherë të bëhej nënë, tema mund të jetë tabu. Këngëtarja Pink është treguar e gatshme ta thyejë këtë tabu dhe ka folur hapur për të gjitha nënat që ndoshta nuk kanë qenë gjithmonë të sigurta që donin të kishin fëmijë.

Në një intervistë për promovimin e dokumentarit të saj të ri, All I Know So Far, Pink foli për TODAY Show dhe ndau rrugëtimin e saj si nënë e Willow, 9 vjeçe dhe Jameson, 4 vjeç.

“Unë realisht nuk doja të isha nënë. Thjesht kjo gjë nuk ishte në listën e gjërave që doja të bëja”, tha Pink.

Mund të jetë e vështirë të imagjinohet, pasi Pink e shohim shpesh si një nënë të përkushtuar të dy fëmijëve të saj. Këngëtarja i ka përfshirë fëmijët edhe në jetën e saj publike, duke i marrë ata me vete në turneun e saj botëror në vitin 2019. Ndërsa së fundmi ka bërë edhe duet me vajzën e saj, Willow, në këngën “Cover Me In Sunshine”. Po ashtu, ajo ndan shpesh momente emocionuese dhe gazmore në mediat sociale me fëmijët e saj.

Megjithatë, vetëm se ajo është një nënë e mrekullueshme, nuk do të thotë se është diçka për të cilën ajo aspironte – dhe shumë gra mund ta gjejnë veten në këtë gjë. Perspektiva e Pink ndryshoi rrënjësisht, kur ajo solli të bijën në jetë.

“Kur erdhi Willow … e dini atë shprehjen ‘Të shikosh zemrën tënde duke dalë jashtë trupit’. Ndihet vërtet kështu”, tha ajo.

Pink tregoi se fëmijët e saj kanë një fëmijëri normale. James dëshiron të bëhet astronaut, ndërsa Willow bën gjimnastikë, lexon Harry Potter dhe ajo është e bindur se do të shkojë në Hogwarts kur të bëhet 11 vjeçe. Pink, si të gjitha nënat, nuk ka zemër t’i thotë se kjo gjë s’mund të ndodhë.

Megjithatë, këngëtarja shton se përpiqet t’i mbajë fëmijët me këmbë në tokë.

Related posts