970×90
970×90

Pezullimi i projektit “Rruga A’, sot protestë në lagjen Kalabria

Pezullimi i projektit “Rruga A’, sot protestë në lagjen Kalabria

Vendimi i Gjykatës Komerciale në Prishtinë për pezullimin e ndërtimit të “Rrugës A”, ka shkaktuar pakënaqësi  te qytetarët e Lagjes kalabria në Prishtinë,  të cilët kanë thirrur protestë  për sot (e enjte), kundër këtij vendimi.

 

Përmes njoftimit  në facebook bëhet e ditur se protesta do të mbahet nesër në orën 12:00 në rrugën ‘Ali Vitia’ në lagjen Kalabria.

“Njoftoheni se të enjten më dt. 26.10.2023 do të organizohet protesta paqësore lidhur me pezullimin e projektit në “Rruga A”(Jim Xhema), e cila lidhet me kolektorin në lagjen Kalabria, përkatësisht në rrugën Ali Vitia (tek Viva Fresh)”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se protesta ka qëllim shprehjen e qëndrimit të tyre paqësor, lidhur me pezullimin e punimeve tek “Rruga A”

“Protesta ka për qëllim shprehjen e qëndrimit tonë paqësor lidhur me pezullimin e punimeve tek “Rruga A” dhe të planit rregullativ për lagjen. E njejta do të zhvillohet dhe organizohet në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ruhet rendi dhe qetësia publike. Ju lutem ndani këtë njoftim me miqtë tuaj dhe të gjithë ata që mund të jenë të interesuar për të marrë pjesë. Së bashku, mund të bëjmë ndryshime të mëdha! Bashkohuni me ne për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e banorëve të Lagjes kalabria në Facebook.

Related posts