970×90
970×90

Petkoviq refuzon Bislimin në Bruksel

Petkoviq refuzon Bislimin në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mohuar pretendimet e bashkëbiseduesit të tij nga Beogradi, Petar Petkoviq, se pala kosovare ka refuzuar një takim trepalësh në dialog.

Sipas Bislimit, takimi i përbashkët ka pasur për qëllim përgatitjen e takimit të ardhshëm të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kam insistuar që të takohem me Petkoviqin. Mirëpo, duket se për këtë nuk ka qenë e interesuar pala serbe, e cila më pas ka dalë para mediave, duke theksuar se Bislimi ka refuzuar. Kjo do të konfirmohet nga vetë kabineti i Lajçakut”, u tha Bislimi gazetarëve në Bruksel, raporton REL-i në gjuhën serbe.

Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës nuk u takuan të martën (22 shkurt), me gjithë përpjekjet e palës evropiane për të organizuar një takim të përbashkët.

Më shumë se dhjetë orë kanë zgjatur bisedimet mes përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian (BE) për Dialog, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve të delegacioneve.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha për mediat se takimi i përbashkët nuk u zhvillua për shkak se kolegu i tij nga Prishtina refuzoi.

Lajçaku la të kuptohet se palët po i afrohen arritjes së një marrëveshjeje për disa dokumente.

“Por si shpesh, hapi i fundit është më i vështiri”, postoi Lajçaku në Twitter, duke konfirmuar se puna për të vazhdon.

Sipas informacioneve jozyrtare, marrëveshja e paralajmëruar nga Lajçaku ka të bëjë me finalizimin e marrëveshjes për energjinë dhe përcaktimin e udhëzimeve se si duhet të zbatohet marrëveshja në veri të Kosovës.

Related posts